Tradita muzikore e barinjve

29/09/2016 00:00

Në Zhulat, një zonë me traditë në  krijimin e instrumenteve të barinjve, Ministria e Kulturës mbështeti eventin e veçante, i cili synon promovimin e trashëgimisë kulturore jomateriale. Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurive Kulturore ka ndërmarrë iniciativën për Dokumentimin, regjistrimin e Dijenive të Mjeshtërisë së Punimit Tradicional për një nga instrumentet më të lashtë muzikore të popullit tone: Cylen Dyjare.

“Ende kemi një listë të vogël dhe të mëngët për trashëgiminë materiale, kemi filluar një praktikë dhe një nismë që jo vetëm po vjen përmes rritjes së kapaciteteve profesionale, duke bërë ndërgjegjësimin edhe në terren”, shprehet Silvana Breshani, drejtore e Qendrës Kombëtare të Invenatarizimit të Pasurive.

Artistët popullorë dhe prodhuesit e instrumentave të trashëguara prej qindra vitesh thonë se po përpiqen ta ruajnë traditën ne kushtet e mungesës së materialeve të mirëfillta.

I organizuar në ditët e Trashëgimisë Kulturore, eventi ka mundësuar shkëmbimin e ideve mes artistëve dhe krijuesve të instrumentave, ndërsa iu ka dhënë ekspertëve një panoramë të gjendjes së kësaj trashëgimie në terren.

Top Channel