Aksident në Rrugën e Kombit, 5 të plagosur

29/09/2016 00:00

Dy makina u përplasën kokë më kokë mes tyre, duke shënuar 5 të plagosur, nga të cilët tre në gjendje më të rëndë dhe që u dërguan për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Dy makina u përplasën kokë më kokë mes tyre, duke shënuar 5 të plagosur, nga të cilët tre në gjendje më të rëndë dhe që u dërguan për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Aksidenti ndodhi në Rrugën e Kombit dhe pikërisht në vendin e quajtur Fushë Milot, kur dy automjete, për shkak të një parakalimi të gabuar janë përplasur keq mes tyre.

Menjëherë në vendngjarje shkuan forcat e policisë si dhe forcat zjarrëfikse. Personat e plagosur janë nxjerrë me vështirësi nga mjetet.

Vetë policia në vendngjarje konfirmon se nëse pasagjerët dhe shoferët që ishin në të dy automjetet nuk do kishin rripat e sigurimit, ky aksident do shoqërohej me viktima.

Top Channel