Këta persona i çojnë tatuazhet në ekstrem

29/09/2016 00:00

Përmes një sërë kandidatësh fotografët sfidojnë stereotipet e lidhura me personat që i çojnë tatuazhet në ekstrem.

Mark Leaver ka përzgjedhur për albumin e tij një sërë personash që kanë pikturuar në fytyrën e tyre pamje ndoshta shokuese duke krijuar edhe stereotipin se janë njerëz me prirje vetëvrasëse apo kriminale deri tek ideja se janë kryesisht njerëz në depresion apo të papunë, shkruan Daily Mail.

Por Leaver shkon përtej tatuazhe duke zbuluar se kandidatët e tij edhe pse e kanë çuar në një nivel ekstrem tatuazhin, ata gjejnë forcë apo një synim në atë tatuazh dhe kjo jo domosdoshmërisht çon në idenë e stereotipit të krijuar se njerëzit me shumë tatuazhe janë me probleme.

Një pjesë e tyre janë artistë tatuazhesh dhe vijojnë të zhvillojnë aktivitetet normale të ditës dhe në shoqërinë e tyre askush nuk i paragjykon për tatuazhet e tyre edhe pse shpesh i kalojnë limitet.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel