Apeli lë në fuqi dënimin për ish-prokurorin Haxhi Giu

29/09/2016 00:00

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda la në fuqi vendimin e shkallës së parë që dënoi me 2 vjet e katër muaj burgim ish-prokurorin Haxhi Giu.

Ish-prokurori i Krujës u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për akuzën e korrupsionit. Më herët në shkallën e parë Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar katër vjet burgim për prokurorin Giu, i cili kërkoi 29 mijë euro ryshfet për të miniminzuar akuzat ndaj një të arrestuari për çështje droge.

Gjatë gjykimit, avokatët e ish-prokurorit pretenduan dhe kërkuan lirimin e tij për shkaqe shëndetësore, kërkesa që u konsideruan të pabazuara nga gjykata. Ish prokurori iu nënshtrua gjykimit të shkurtuar dhe për këtë shkak ai përfitoi edhe uljen e një të tretës së dënimit.

Top Channel