Pogradec, arrestohet kryeplaku i fshatit Potgorie për trafikim të lëndëve narkotike

29/09/2016 00:00

Kryeplaku i fshatit Potgorie në Pogradec është vënë në pranga nga policia pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia ka bërë të ditur se përveç shtetasit Arben Pilinxhi, në pranga janë vënë edhe tre shtetas të tjerë të cilët dyshohen si bashkëpunëtorë të tij në trafik.

Sipas policisë, shtetasi Arben Pilinxhi u arrestua në afërsi të fshatit Hudenisht me 20 kg kanabis.

Top Channel