Ministrja Gjosha takon Hahn, Komisioneri: Rezultatet e reformave, e vetmja rrugë për progres

29/09/2016 00:00

Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, është takuar këtë të enjte me Komisionerin e BE-së për Politikat e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, ku është diskutuar mbi çështjen e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Komisioneri Hahn e ka vënë theksin te rezultatet e reformave, duke u shprehur se është e vetmja rrugë për progresin e Shqipërisë.

Ndërkohë, ministrja Gjosha ka thënë se rekomandimi për çeljen e negociatave është shtysa më e mirë për zbatimin e të gjitha reformave.

“Konsensusi dhe dialogu politik i shërbejnë zhvillimit të vendit”, tha Klajda Gjosha.

Top Channel