Berlusconi mbush 80 vjeç

29/09/2016 00:00

Milani feston për presidentin e tij, Silvio Berlusconi, i cili mbush plot 80 vjeç. Një personalitet që ka ditur të ndryshojë historinë e këtij klubi për 30 vjet. Ky përvjetor i Berlusconit vjen ndoshta në momentin më të vështirë të klubit kuqezi, që shumë shpejt do të shkojë në duart e investitorëve të tjerë. Megjithatë, askush nuk e harron atë çfarë bëri Silvio Berlusconi në 30 vitet e qëndrimit të tij një krye të Milanit.

Historia e Berlusconit në krye të kuqezinjve nisi në 20 shkurt të vitit 1986. Në 3 dekadat që pasuan, Milani fitoi 28 tituj me Berlusconin president. Rruga e suksesit nisi me ardhjen e Arrigo Sacchit e treshes holandeze Rijkaard, Van Basten, Gullit. Në vitin 1989 e 1990 u fituan Kupa e Kampioneve, Superkupa Evropiane, Kupa Interkontinentale dhe Superkupa e Italisë.

Pas kalimit të Sacchit në kombëtaren italiane, në stol u ul Fabio Capello, që e bëri akoma më të madh Milanin. Në 5 vitet e qëndrimit të tij, kuqezinjtë fituan 4 tituj të Serisë A, në Ligën e Kampioneve Milani arriti në 3 finale radhazi, në 1993,1994 e 1995, ku mbahet mend fitorja e madhe 4-0 ndaj Barcelonës në Athinë. Për të riparë titullin kampion në muzeun e Milanit u desh të pritej viti 1999, kur në stol ishte Alberto Zaccheroni. Pas këtij viti, Milani do të kishte probleme deri në ardhjen e Carlo Ancelottit.

Me këtë trajner, Milani ishte një tjetëer skuadër, në Itali dhe Evropë ku spikasnin emra si Nesta, Maldini, Pirlo, Rui Costa, Shevchenko apo Inzaghi. Në 2003, Milani fitoi Ligën e Kampioneve, ndërsa në 2004 kjo skuadër u shpall kampione e Italisë. Finalja e Stambollit ndaj Liverpooit në 2005 ishte më e tmerrshmja për kuqezinjtë, që ditën të hakmerreshin 2 vjet më vonë ndaj “The Reds” duke fituar titullin e shtatë kampion të Evropës.

Dy sukseset e fundit të epokës Berlusconi u arritën në drejtimin e Massimiliano Allegrit titulli i Serisë A në vitin 2011 dhe Superkupa e Italisë, e fituar ndaj Interit.

Top Channel