Sarandë, arrestohet një nga të dyshuarit e vrasjes së Aleksandër Bardhit

29/09/2016 09:50

Policia e Sarandës ka arrestuar 30-vjeçarin Eduart Gjonaj, banues në fshatin Shëndëlli, si autor i dyshuar në lidhje me vrasjen e 56-vjeçarit Aleksandër Bardhi, javën e kaluar.

Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin e tij në fshatin Shëndëlli, për veprën penale “vrasje në bashkëpunim”.

Të dielën, dy persona u vunë në pranga nga policia, të dyshuar si autorë të vrasjes së shtetasit Aleksandër Bardhi, i cili u dërgua i pajetë në spital në orët e vona të së shtunës.

Në pranga janë vënë Fernando Deda, 29 vjeç, si dhe i mituri Gj.A., 15 vjeç, të dy banues në fshatin Shëndëlli.

Top Channel