OPEK ul prodhimin e naftës, rritet çmimi

29/09/2016 08:45

OPEC, karteli i prodhuesve të naftës, arriti një marrëveshje paraprake për të reduktuar prodhimin e arit të zi për herë të parë pas 8 vitesh dhe kjo ka bërë që çmimi i naftës bruto të nisë të rritet. Vendet kryesore që eksportojnë naftë ranë dakord për këtë gjatë bisedimeve në Algjeri, në përpjekje për të qetësuar frikën nga mbifurnizimi i tregut.

Ministri iranian për naftën Bijan tha se OPEC-u mori një vendim të jashtëzakonshëm. Mjaftoi vetëm lajmi për marrëveshjen paraprake që ka ende punë për t’u finalizuar e më pas nënshkruar, që çmimi i naftës bruto të rritej me 6%, duke shkuar në 49% për fuçi. Sipas pjesëmarrësve në takim, detajet e plota të paktit do të finalizohen në takimin formal të OPEC-ut në nëntor.

Mësohet se prodhimi do të bjerë me 700 000 fuçi në ditë, megjithëse reduktimi nuk do të shpërndahet njëlloj në të gjitha vendet e kartelit. Për shembull, Irani do të lejohet që të rrisë prodhimin. Më herët, një pakt i tillë ishte bërë i pamundur nga mosmarrëveshjet mes dy rivalëve rajonalë, Iranit dhe Arabisë Saudite. Reduktimi i prodhimit u kërkua nga shumë anëtarë të vegjël të OPEC-ut për shkak të rënies së çmimit të naftës gjatë dy viteve të fundit.

Por, mungesa e detajeve për paktin ka bërë që shumë vende dhe tregtarë të arti të zi të jenë skeptikë. Iraku vuri në dyshim llogaritë e OPEC-ut dhe reduktimin e prodhimit, pasi është e paqartë se si ky kartel mat prodhimin e secilit prej anëtarëve të tij. Ekspertët ndërkohë thonë se “Djalli” qëndron tek detajet, prandaj pa u zbuluar pakti i plotë dhe mbi të gjitha pa u marrë vesh se për çfarë reduktimesh ka rënë dakord secili anëtar i OPEC-ut, është ende herët për të dalë në përfundime.

Top Channel