Tjetër “grusht” Graniti! Taulanti s’e gjen fitoren as në Champions

29/09/2016 00:00

Në Grupin A duelin e vëllezërve Xhaka e fitoi Graniti. Në Londër Arsenali iu fal Theo Walcot-it që realizoi dy herë për të mposhtur me shifrat 2-0 Baselin në ndeshjen e dytë të fazeve të grupeve të Ligës së Kampionëve.

Titullarë të dy vëllezërit Xhaka. Taulanti, mesfushori i kombëtares shqiptare, u aktivizua në qendër të mbrojtjes nga trajneri Urs Fischer në këtë ndeshje.

Me këtë fitore Arsenali u ngjit në kuotën e 4 pikëve po aq sa edhe Paris Saint Germain, që triumfoi 1-3 me përmbysje në transfertën bullgare ndaj Ludogorets.

Matuidi iu përgjigj golit të Natanael, përpara se Cavani të realizonte dy herë në fraksionin e dytë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel