Gushti rrit eksportet, INSTAT: 6.5 përqind më shumë

28/09/2016 00:00

INSTAT publikoi të dhënat e tregtisë me jashtë për muajin gusht, ku sipas këtyre shifrave, vërehet një trend pozitiv i eksporteve pas rënies së tyre në muajin korrik.

Sipas INSTAT, eksportet me jashtë për muajin korrik kapën vlerën e 16 miliardë lekëve, ose 6.5 përqind më shumë se e njëjta periudhë e një viti me parë. Krahasuar me korrikun rritja është edhe më e madhe. Ajo shkon në 27.1 përqind më shumë.

Nga të dhënat e INSTAT, eksportet më të mëdha janë nga industria tekstile si dhe nga prodhimet bujqësore, që kanë sezonin e tyre në këtë periudhë. Gushti ishte muaji i parë që rezultoi me rritje për eksportet, pas 4 muajve me radhë rënie. Në korrik eksportet kapën një vlerë prej 22 miliardë lekësh, në qershor 23 miliardë, maj dhe prill 21 miliardë.

Rritje në krahasim me gushtin e një viti më parë kanë patur edhe importet. Sipas INSTAT, në gusht vlera e tyre kapi 46 miliardë lekë, ose 14.3 përqind më shumë se gushti i 2015. Por e krahasuar me korrikun e këtij viti, kjo shifër është ulur me 8.4 përqind sipas INSTAT.

Defiçiti tregtar për muajin gusht është ndalur në 29 miliardë lekë, ose 19 përqind më shumë krahasuar me gushtin e një viti me parë dhe 6.9 përqind më shumë se korriku i këtij viti.

Top Channel