Gazetarja myslimane pozon për Play Boy

28/09/2016 00:00

Revista e famshme Playboy duket se ka hyrë në një epokë të re. kopertina e muajit tetor ka në qendër të saj një gazetare amerikane myslimane, e cila e veshur me hixhab, do të zëvendësojë stereotipin e revistës: Pikërisht vajzat që pozojnë nudo.

Noor Tagouri do të thyejë tabunë duke u shfaqur e mbuluar jo vetëm në trup, por edhe flokët. E veshur me xhinse, atlete converse dhe xhaketë lekure, 22-vjeçarja duket krejtësisht e kundërta e kësaj kopertine të Pamela Anderson.

Noor Tagouri do të pozoje sëbashku me një tjetër komedian dhe një novelist, si pjesë e serive “Renegade” të revistës Playboy dedikuar personazheve publike që kanë rrezikuar gjithçka, madje edhe jetën për të realizuar profesionin e ëndërruar.

Por veshja e sulmuar aq shumë kohët e fundit, pikërisht hixhabi apo të tjera stile që përfaqësojnë besimin mysliman, janë kthyer në tendencën e modës këtë vit.

Shumë firma të njohura ndërkombëtare veshjesh si Dolce Gabbana, apo H&M kanë publikuar koleksionet e tyre të frymëzuara nga Lindja e Mesme.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel