Panairi me 5 mijë vende pune, 45 kompani paraqesin kërkesat për punonjës

28/09/2016 00:00

Rreth 5000 është numri i vendeve të punës që ofrohen këtë vit përmes panairit “Puno dhe Studio”.

45 kompani si banka të nivelit të dytë, kompani të huaja apo agjenci që ndërmjetësojnë punësime jashtë vendit kanë ngritur stendat ku pritet të rekrutojnë staf për pozicionet e lira të punës. Kompania e kontraktuar për ndërtimin e gazsjellësit TAP, “Speaka” pak është në kërkim të 1200 vendeve të punës, rreth 1000 kërkohen nga kompanitë “Call Center”, ndërsa ka edhe kompani publike si Operatori i Shpërndarjes së Energjisë.

Panairi synon të krijojë një balancë më të mirë të kërkesës me ofertën në tregun e punës. Ndaj rreth 16 stenda i takojnë institucioneve të arsimit të lartë dhe arsimit apo kolegjeve profesionale.

“Ka plotë dëshmi se garantojnë suksesin e kësaj nisme që mundëson padyshim lidhjen gjithnjë e më shumë të arsimit tonë të lartë me atë që nesër duhet të jetë suksesi i punës së të rinjve dhe të rejave të vendit”, shprehet ministrja Nikolla.

Panairi do të qëndrojë i hapur për 3 ditë në pallatin e Kongreseve.

Top Channel