Spahiu, nga protestat për mbetjet në fushatë për kreun e LSI

28/09/2016 00:00

Kandidati për kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu ka njoftuar se ditën e diel do të zhvillojë një takim me strukturat e kësaj partie në Qarkun e Dibrës.

“Të dielën, një ditë pas solidarizimit me shoqërinë civile për “mbetjet”, takim në Dibër me strukturat e LSI-së së Qarkut! LSI, e Para!”, shkruan në “Twitter” Spahiu.

Deputeti i LSI-së dhe kandidati për kreun e saj konfirmon edhe një herë tjetër se është kundër ligjit të mbetjeve. Ai edhe në statusin e fundit konfirmon solidarizimin me shoqërinë civile në protestën e së shtunës kundër këtij ligji.

Top Channel