Krijohet dhoma e zejtareve, Klosi: Lehtësi dhe përgatitje të punonjësve të kualifikuar

28/09/2016 00:00

Zejtarët do të kenë tanimë dhomën e tyre dhe duke u regjistruar në të do të mund të evidentohet se cili është më i mirë në zanatin e vet, këpucari apo hidrauliku më i mirë.

Ministri i Mirëqenies, Blendi Klosi beson se në bashkëpunim me komunitetin e bizneseve dhe  institucionet e formimit profesional dhoma e zejeve të mund të kthehet në një shkollë të përgatitjes së punëtorëve të kualifikuar.

“Për zejtarët më të mirët e punëtorëve shqiptarë, ne të kemi mundësinë që të ofrojmë një model të qartë zhvillimi. Të gjithë ata që kanë një biznes të vogël do të mbajnë familjen me të dhe do të jenë zero në sistemin fiskal të Shqipërisë. Ky rrjet do të duhet të ngrihet dhe të ketë zërin e tij në politikat e vendit, por të gjithë këta duhet të jenë të evidentuar dhe të regjistruar në këtë dhomë kombëtare të zejeve dhe natyrisht të jenë pjesë e programeve të nxitjes së punësimit”, tha ministri Klosi.

Çdo nxënës që ndjek arsimin profesional gjysmën e procesit mësimor do ta zhvillojë pranë zejtarëve të kualifikuar, sipas modelit gjerman, me qëllim që ata mos të jenë thjesht nxënës që frekuentojnë një shkollë, por sistemi të prodhojë mjeshtra dhe ndihmësmjeshtra të një profesioni.
 

Top Channel