Manjani dhe Gjosha në Bruksel, vlerësohet miratimi i reformës

28/09/2016 00:00

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani dhe ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha zhvilluan një takim në Bruksel me Grupin e Punës për Ballkanin Perëndimor pranë Komisionit Europian, ku u vlerësua miratimi konsensual i reformës në drejtësi.

Manjani dhe Gjosha u shprehën se kërkojmë rekomandim pozitiv në raportin e vjeshtës të Komisionit Europian. “Do të jetë shtysë për implementimin e reformave dhe transformimin e Shqipërisë”, tha Gjosha.

Ndërsa ministri Manjani u shpreh se ndryshimet kushtetuese janë një tregues se nuk ka me kthim pas. “Të trajtojmë procesin me sinqeritet dhe besim të ndërsjellët”, tha ai.

Top Channel