Barça këmbëngul, do të tentojë blerjen e Dybala-s

28/09/2016 00:00

Barcelona nuk heq dorë nga Paulo Dybala. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja “El Mundo Deportivo”, në merkaton e verës së vitit 2017, klubi katalanas do të bëjë një tentativë për t’i rrëmbyer Juventusit talentin argjentinas.

Këtë vit kampionët e Spanjës shpenzuan 120 milionë euro për përforcimin e skuadrës duke siguruar shërbimin Cillseen, Digne, Andre Gomes, Denis Suarez Umtiti e Paco Alcacer. Tani ajo që kërkojnë të bëjnë drejtuesit e Barcelonës është t’i dhurojnë një nga yjet e rinj të futbollit botëror siç është Dybala që do të bëhet objektivi madhor i tyre.

Katalanasit do të kërkojnë që të shfrytëzojnë në maksimum faktin që rivalët e saj Real dhe Atletiko Madrid janë të ndëshkuar me bllokim të merkatos nga FIFA për të nisur ofensivën për Dybala-n.

Top Channel