Presidenti Nishani i drejtohet Këshillit të Çikagos për Çështjet Globale

28/09/2016 10:45

Presidenti Bujar Nishani i është drejtuar me një fjalim Këshillit të Çikagos për Çështjet Globale. Kreu i shtetit foli për Integrimin euroatlantik dhe evropian të Shqipërisë, bashkëpunimin rajonal dhe kontributin në nivel global për përballimin e sfidave të luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Duke u ndalur tek integrimi, Presidenti theksoi se ky proces në Shqipëri gëzon mbështetjen e mbi 90% të popullsisë, duke e vënë klasën politike dhe institucionet shqiptare para detyrimit moral dhe institucional për të respektuar këtë vullnet popullor dhe vijuar me rrugën e reformave.

Po ashtu, përpara investitorëve ai vuri në pah burimet e shumta e të pasura natyrore, sidomos ato ujore, klimën dhe pozicionin e favorshëm gjeografik, legjislacionin ndihmues në fuqi.

Top Channel