I thyen telefonin burrit, gruaja rrihet për vdekje

28/09/2016 00:00

Një burrë kinez është arrestuar pasi ka rrahur për vdekje gruan e tij sepse ajo, sipas tij, i kishte thyer ekranin e celularit.

Gruaja u gjet e vdekur dhe me dëmtime të rënda në kokë në 15 shtator, në shtëpinë e saj në qytetin Jinçuan, sipas “People’s Daily Online”. Burri 28-vjeçar u arrestua pas një ndjekjeje të gjatë nga ana e policisë.

Ky person kishte dalë në mëngjes nga shtëpia dhe pasi ishte kthyer, kishte parë të thyer celularin e tij. Duke qenë se bashkëshortja i ankohej gjithmonë se ishte i varur nga celulari, ai mendoi se kishte qenë pikërisht ajo që ia kishte thyer.

Sipas policisë, gruaja është goditur disa herë në kokë me një send të fortë, që mendohet se ka qenë shkop druri.

Top Channel