Për herë të parë në 55 vite, SHBA emëron ambasadorin në Kubë

28/09/2016 00:00

Shtetet e Bashkuara kanë emëruar ambasadorin e parë në Kubë në 55 vite, ndërkohë që akujt në marrëdhëniet midis dy vendeve vazhdojnë të shkrihen. Presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se emërimi i ambasadorit ishte “një hap përpara në normalizimin e marrëdhënieve”.

Jeffrey DeLaurentis, i cili ka qenë njeriu kryesor në Ambasadën amerikane në Kubë që nga rihapja në korrik të vitit të kaluar, është zgjedhur edhe përfaqësuesi më i lartë diplomatik i SHBA-ve në vendin komunist.

Presidenti Obrama vlerësoi ambasadorin e ri në Kubë duke thënë “se nuk kishte njeri më të kualifikuar si shërbyes publik” se DeLaurentis.

Obama vazhdon të sfidohet në Kongres nga republikanët të cilët janë kundër “lëshimeve” amerikane ndaj Kubës.

Ndërkohë që kufizimet në fluturime janë hequr, embargoja amerikane mbetet në fuqi.

Top Channel