Nis valsi për pankinën e Anglisë

28/09/2016 00:00

Ka nisur valsi i pankinave për të gjetur një zëvendësues të trajnerit të kombëtares angleze, Sem Allardyce. Këshillat e teknikut të “3 luanëve” për të shmangur pronësitë e treta, pagesa e dyshimtë prej 400 mijë paundësh, ironia për paraardhësin Hodgson e madje edhe gjykime të hidhura për Princin Harry.

Të gjitha këto i kushtuan stolin Big Sam pas vetëm 67 ditësh në krye të Anglisë. Reporterë të maskuar nxorën zbuluar trajnerin e seleksionit ishullor të futbollit që paguhet me 3 milionë paund në sezon por duket se kjo nuk i ka mjaftuar.

Federata angleze njoftoi se drejtimin e përkohshëm të kombëtares e ka marrë Gareth Southgate që pritet të drejtojë skuadrën më 8 tetor ndaj Maltës në stadiumin “Wembley”.
 
Por ka edhe disa pista të tjera që mund të sjellin një trajner të huaj në pankinën e Anglisë. Roberto Mancini, Laurent Blanc janë mes emrave të përfolur por kuotat e kompanive të basteve kanë edhe të tjerë.

Steve Bruce është për momentin favorit për pankinën e Anglisë, duke zëvendësuar Alan Pardew që këtë të martë u konsiderua emri kryesor.

Top Channel