“Pirati” i rrugëve; Bektash Muka, i iku dy herë policisë

27/09/2016 00:00

Bektash Muka që nuk i’u bind policisë pasditen e së shtunës dhe u aksidentua duke përfunduar në oborrin e një banese, e ka përsëritur veprimin edhe para disa muajsh.

Kamerat e trupit të policisë tregojnë se si 25-vjeçari i ikën forcave shqiponjave në zonë e Komunës së Parisit duke goditur edhe një automjet të policisë.

Më 25 shtator Bektash Muka provoi sërish t’i ikte policisë me mjetin e tij, por përfundoi në oborrin e një banese me mjetin e tij.

Policia pas kapjes i gjeti edhe një pistoletë që ai e mbante pa leje. Sipas burimeve nga uniformat blu, pas episodit të muajit shkurt ai ka ndërruar targat e makinës.

Top Channel