Ekspozitë me foto për fëmijët mbi turizmin në Shqipëri

27/09/2016 00:00

Përmes një ekspozite me foto mbi temën e turizmit në Shqipëri, Ministria e Zhvillimit Ekonomik synon të promovojë këtë sektor tek fëmijët, për t’i dhënë atyre akses për të shijuar bukuritë natyrore dhe ato të trashëgimisë kulturore të vendit.

Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, ministrja Milva Ekonomi tha se kanë zgjedhur si mesazh këto foto dhe një teatër lëvizës për të gjithë ata fëmijë që nuk kanë mundësi të shkojnë dhe të shijojnë diçka të natyrës.
 
Ekspozita gjendet në zonën e pedonales në kryeqytet, pranë Kalasë së Tiranës, por do të lëvizë edhe në qytete të tjera. 

Po ashtu, Ekonomi tha se po diskutohet me Ministrinë e Arsimit për të organizuar promovimin e turizmit të natyrës përmes broshurave të posaçme për grupmoshat e shkollimit të hershëm.

Top Channel