Pilotët e Mercedes “ulin armët”, festë me tifozët

27/09/2016 00:00

Për pak kohë ata i lanë armët duke iu dedikuar pjesës më të bukur të cirkuitit. Lewis Hamilton dhe Nico Rosberg e shmangën rivalitetin mes tyre që ka marrë përmasa shpërthyese në vitet e fundit në Formula 1, duke festuar me tifozët në Kuala Lumpur, në javën e Çmimit të Madh të Malajzisë.

Dyshja e Mercedes do të vendosë mes tyre titullin kampion pasi asnjë pilot tjetër nuk ka shanse reale për të rivalizuar makinën gjermane. Dy protagonistët ishin pjesë e një ceremonie të organizuar në Kullat binjake të Petronas, në shoqërinë e mbi 200 tifozëve.

Por jo gjithçka do të shkojë kaq mirë të dielën në pistën e Sepang, aty ku luhen pikë jetike për ambiciet e dy pilotëve. Rosberg kryeson renditjen me 8 pikë më shumë se Lewis Hemilton, kur duhen edhe 6 gara nga fundi i botërorit të Formula 1.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel