“Ligji i Mbetjeve”, Përparim Spahiu në protestë

27/09/2016 00:00

Lulzim Basha nuk është i vetmi që reflektoi kundër importit të mbetjeve. Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, është një tjetër i penduar.

Ai abstenoi të enjten, kur u votua për lejimin e importit të mbetjeve, por tani ka vendosur t’u bashkohet protestave të shoqërisë civile më 1 tetor.

Ndryshe nga Lulzim Basha, kandidati për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk kërkoi ndjesë as pse nuk votoi kundër, as pse nuk iu bashkua protestave që të enjten para Parlamentit, por as për qëndrimin e partisë së tij.

Lëvizja Socialiste për Integrim e ka votuar ligjn edhe gjatë qeverisë Berisha, edhe tani në qeverinë Rama. Por, sipas deputetit Spahiu, ajo që ka gjithmonë të drejtë është shoqëria civile.

Top Channel