Graniti apo Taulanti? Vëllezërit përballen në Champions

27/09/2016 00:00

Në Emirates Stadium ka një idhull të ri që i korrespondon emrit të Granit Xhakës. Milionat e shpenzuar në verë për talentin kosovar po i japin të drejtë trajnerit Arsen Venger në fushën e lojës pasi futbollisti i kombëtares së Zvicrës vërtet nuk e ka fituar vendin titullar ende, por po tregohet vendimtar.

Dy gola fantastikë janë vetëm antipasta e asaj pfarë ka premtuar Graniti me fanelën e Topcinjve, por kaq ka mjaftuar që tifozët të krijojnë shpejt këngë dhe parulla për të përkrahur numrin 29 të Arsenalit.

Këtë të martë ai feston ditëlindjen në një vigjilje të rëndësishme si sfida ndaj Bazel në Ligën e Kampioneve. Në Emirates stadium zbarkon skuadra që e lancoi si futbollist dhe vëllai i tij Taulanti, një betejë e një gjaku që verifikohet sërish në futbollin kontinental. Në Euro 2016 fitoi Zvicra ndaj Shqipërisë, dhe këtë herë Graniti shpresons e sërish fitorja do të jetë në anën e tij.

Granit Xhaka i uroi mirëseardhjen Bazel dhe vëllait të tij, por pret që 3 pikëshi të qëndrojë në ishullin britanik.

Top Channel