Kërcënimi terrorist, Llalla me homologun maqedonas për rekrutët e ISIS-it

27/09/2016 00:00

Kryeprokurori i vendit, Adriatik Llalla ka pritur në qytetin e Korçës në një vizitë zyrtare homologun e Maqedonisë.

Çështja e luftëtarëve të huaj që dërgohen për luftime në Lindjen e Mesme ka qenë ndër temat kryesore të takimit mes dy kryeprokurorëve të vendeve fqinje.

Llalla e ka konsideruar këtë takim mjaft të rëndësishëm edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me kriminalitetin në përgjithësi mes dy vendeve.

Top Channel