Efiçenca e energjisë, përgatitet ligji; subvencion për pajisjet elektro-shtëpiake

27/09/2016 00:00

Deri në vitin 2018 Shqipëria synon të ulë me 8% konsumin e energjisë. Ky kursim mund të vijë vetëm nga rritja e performancës energjitike të ndërtesave të reja dhe i atyre që i nënshtrohen rinovimit.

Lehtësira janë parashkiuar edhe për konsumatorët që blejnë pajisje elektro-shtëpiake me komsum të ulët të energjisë. Drafti i qeverisë që ka mbërritur në Kuvend parashikon që të gjitha ndërtesat publike si shkolla, spitale e godina të ndryshme t’i nënshtrohen izolimit termik dhe elementëve të tjerë të kursimit në momentin e rikonstruksionit.

Kurse për ndërtesat private është menduar që të ndërhyhet kur rikonstruksioni i kalon 25 për qind të ndërtesës.

“Ndërtesat që do të preken, do të rikonstruktohen në më shumë se 25 për qind të sipërfaqes së tyre dhe do të kenë detyrimin të fusin kushtet e efiçencës”, deklaron Gjergj Simaku, drejtor i Energjisë së Rinovueshme pranë MEI.

Element tjetër është çertfikimi i banesave nga pikëpamja e konusmit të energjisë. “Çdo konsumator, sikurse makineria, do të dijë performancën që ka ndërtesa e vetë nga pikëpamja e konsumit të energjisë. Pra, çfarë ndriçimi ofron ujë të ngrohtë, çfarë ofron kushte të ventilimi, e me radhë”, thotë Simaku.

Për blerjen e pajisjeve elektro-shtëpiake me konsum të ulët është menduar ngritja e një fondi të posaçëm që do të subvencionojë një pjesë të çmimit të blerjes së tyre.

“Në momentin kur një konsumator blen pajisje me efiçencë të lartë, fondi do ta subvencionojë. Ose kur merren masa për efiçencën e energjisë, shteti do të ndodhet pranë tyre”, shton Simaku.

Nga 2009 deri në 2014 konsumi i energjisë për banesa në Shqipëri është rritur me 11%, duke rritur kostot dhe ndikimin negativ në mjedis.

Top Channel