Doshi dëshmitar për Frrokun, por mungojnë gjyqtarët

27/09/2016 00:00

Pas disa kërkesave, më në fund deputeti Tom Doshi u paraqit në Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës në cilësinë e dëshmitarit në procesin ndaj ish-kolegut të tij, Mark Frroku.

Por si për ironi të fatit, në ditën që paraqitet dëshmitari Doshi, nuk formohet trupi gjykues dhe deputeti ashtu siç ka hyrë, ashtu edhe ka dalë nga ambientete  gjykatës.

Tom Doshi është thirrur si dëshmitar i prokurorisë në procesin ndaj Mark Frrokut i akuzuar për vrasje, fshehje të të ardhurave dhe ndërtim të paligjshëm.

Bëhet e ditur se Prokuroria ka kërkuar dëshminë e deputetit Doshi për akuzën e ndërtimit të paligjshem ndaj ish-deputetit Mark Frroku.

Tom Doshi dhe Mark Frroku janë të bashkëpandehur në një tjetër proces, ku akuzohen për inskenimin e një tentative vrasjeje ndaj deputetëve Mhill Fufi dhe vetë Tom Doshit.

Top Channel