Atletico VS. Bayern, sfidë dhe mes Griezmann e Neuer

27/09/2016 00:00

Sezoni i ri i Ligës së Kampioneve ka rezervuar sërish sfidën mes Atletico Madrid dhe Bayern Munchen, vetëm se këtë radhë kjo përballje është e vlefshme për fazën e grupeve të këtij aktiviteti. Këtë ndeshje do ta përjetojnë në mënyrë të veçantë Manuel Neuer dhe Antoine Griezmann. Portieri i Bayern-it dhe përfaqësueses gjermane nuk ka kujtime të mira nga sfidat e fundit me sulmuesin francez të Atletico Madrid, i cili ka mundur ta ndëshkojë 3 herë Neuerin.

Griezmann fillimisht e mposhti Neuerin në sfidën e “Alianz Arenës” në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve me Bayern-in që fitoi 2-1, por që pa Atleticon te shkoje në finale pas fitores në “Vicente Calderon” 1-0.

Më pas Griezmann dhe Neuer u vunë përballë në gjysmëfinalen e Evropianit të Francës, ku edhe këtë radhë ai që mori maksimumin ishte pikërisht sulmuesi. Griezmann shënoi 2 gola në këtë përballje, një nga të cilat nga pika e bardhë e 11 metërshit. Si do të shkojë dueli i radhës, kjo mbetet vetëm për t’u parë, por Neuer do të kërkojë të shndërrohet një mur për Griezmann, ndërsa ky i fundit dëshiron të kthehet në një makth për portierin gjerman.

Top Channel