Man.City sfidon Realin, në garë për yllin e Dortmund

27/09/2016 00:00

Pierre Emerick Aubameyang është një prej futbollistëve më të kërkuar nga klubet më të rëndësishme evropiane. Sulmuesi i Borussia Dortmund prej kohësh është vënë në qendër të vëmendjes së Realit të Madridit që e sheh si zëvendësuesin ideal të Benzema.

Por së fundmi klubi spanjoll duket se ka gjetur një rival të denjë në garën  për lojtarin nga Gaboni dhe bëhet fjalë për Manchester Cityn e Pep Guardiolës. Sipas tabloidit britanik “The Sun”, trajneri katalanas ua ka bërë tashmë kërkesën drejtuesve të Citizens për blerjen e Aubameyang në merkaton e kësaj vere për të formuar një dyshe me Sergio Agueron.

Manchester City do të kërkojë që të përfitojë nga fakti që Reali i Madridit është ndëshkuar nga FIFA me bllokim të merkatos për 2 sesionet e ardhshme për te arritur te sulmuesi. Gjithsesi kjo nuk do të jetë e lehtë për Citizens, pasi Los Blancos do të tentojnë të bindin Aubameyangun që të qëndrojë të Borussia deri në plotësimin e këtij dënimi.

Top Channel