Napoli blindon Hysajn, 50 mln euro për kartonin e tij

27/09/2016 00:00

Elseid Hysaj dhe Napoli lidhen akoma më fort me njëri-tjetrin. Sipas asaj që shkruan Corriere Dello Sport në edicionin online të saj, mbrojtësi i krahut të majtë të Kombëtares shqiptare dhe De Laurentis kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kontratën e re.

Bëhet fjalë për një kontratë që blindon Hysajn me skuadrën napolitane. Corriere shkruan se mbrëmjen e së hënës palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjatjen e kontratës me pesë vite të tjera, me opsionin e rinovimit plus një.

Klauzola e largimit të mbrojtësit “Kuqezi” është përcaktuar në 50 milionë euro, një shifër marramendëse për një mbrojtës e që praktikisht blindon shkodranin.

Sa i takon pagës së futbollistit, Corriere thotë se kontrata e re përcakton një shifër që varion nga 1.6 deri në 2.3 milionë euro në sezon, në varësi të rendimentit të lojtarit në fushë.

Zyrtarizimi pritet të bëhet brenda të enjtes.

Top Channel