Film për reformën në drejtësi

27/09/2016 00:00

Nga arena e përhershme e debatit politik, këtë të martë Parlamenti u shndërrua për pak orë në një sallë kinemaje, ku sërish në fokus ishte reforma në drejtësi, përcjellë përmes historisë së një të riu nga Sudani i Jugut, që kishte studiuar në Britani e rikthehet në vendin e tij me qëllimin për të vendosur drejtësi.

Duke shfrytëzuar subjektin e filmit, edhe këtë herë, kryeparlamentari Meta theksin e vuri tek dialogu për një zbatim të suksesshëm të saj.

“Reforma në drejtësi është një kryefjalë e gjithë procesit transformuas të vendit me qëllim edhe hapjen  e negociatave  në BE. Ndryshe nga ato shfaqjen e të enjtes të kemi një film domethenës. kjo do të ishte një shpresë e madhe që edhe kjo reformë për të cilën vazhdojmë të disëkutojmë të ketë një zbatim sa më të suksesshëm”, tha ai.

Një mesazh për reformën në drejtësi e kishte edhe regjisori Kujtim Çashku.

“Arti dhe kultura shpesh të japin më shumë mudnësi reflektimi sesa politika e kufizuar në termin e politikës së kufizuar vetëm në konceptin e saj thjesht si parti”, u shpreh regjisori Çashku.

Filmi dokumentar holandez “Një histori përndjekëse” u shfaq në kuadër të edicionit të 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut.

Top Channel