“Missoni” në Milano; Prezanton koleksionin pranverë-verë 2017

26/09/2016 00:00

Me një stil të thjeshtë dhe plot elegance u prezantuan modelet e firmës së modës Missoni për  koleksionin pranverë-verë 2017 në Milano.

Krijimet e stilistes Angela Missoni për javën e modës në Milano hipën në pasarelë modele me funde të gjata e bluza gati mbi gju, fustane pas trupit, shpesh njëngjyrëshe.

Por  nuk mungonin dhe elemente si vijat e drejta apo zig-zag që karakterizojnë këtë markë.

Veshjet ishin të punuar me thurje, në ngjyrë të verdhë, të gjelbër por dhe me nuance të gurëve. Ndër elementët shoqërues të veshjeve nuk mungonte shalli apo vëthë me forma dhe ngjyra të larmishme.

Që prej vitit 1948 kur u themelua nga Rosita e Otavio Missoni, kjo firmë mode ka vënë vulën e saj në industrinë e modës, duke u karakterizuar nga veshjet e njohura me zig-zage, të dallgëzuara dhe me vija.

Top Channel