“The Voice” në Prishtinë

26/09/2016 00:00

Një tjetër rrugëtim talentesh për “The Voice of Albania 6”. Këtë herë në Prishtinë. Aty ku qyteti vlonte nga të rinjtë. Më së shumti në pritje për konkurrimin e tyre të parë në “The Voice”.

Edhe pse këtu kishte edhe nga ata që nuk dorëzohen lehtë, por preferojnë të garojnë në çdo edicion.

“Askush nuk e di që jam këtu sot, kam pasur frikë se të tjerët do të më thonë çfarë do të bësh me punën, si do t’i lësh ëndrrat e tua të tjera, profesionin. Për herë të parë në jetë desha të bëja diçka që e dua pa menduar racionalisht për pasojat apo çfarë do të bëj në të ardhmen”, shpreh një nga konkurrentet.

Një tjetër thotë: “kam dashur gjithmonë të vi këtu, shpresoj të fitoj. Kam tepër emocione pasi këtu ka shumë të talentuar që ka ardhur.”

Prishtinalijtë dhe të tjerë pjesëmarrës nga gjithë Kosova dukshëm e rrëfenin stilin e tyre. Që në look, e deri në performancën finale, shumica prej të cilave kishte origjinalitet.

Edhe këtë rradhë produksioni e përmbushi qëllimin për të gjetur elementë interesantë për spektaklin e madh. Por kërkimi nuk ndalet.

Pas Prishtinës rradhën e ka kryeqyteti maqedonas. Në Shkup “The Voice” do të udhëtojë të mërkurën. Në orën 13 do të mirëpresë në qendrën kulturore, të gjithë konkurrentet që duan të provojnë veten dhe e shohin spektaklin si mundësinë e realizmit të ëndrrës për të qenë fitues.

Top Channel