Lëvizte me 150 km/h, tenton të korruptojë policinë, arrestohet

26/09/2016 00:00

Një 31-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Lushnje pasi i ka ofruar ryshfet punonjësit të policisë rrugore pasi u konstatua të lëvizte me 150 km në orë.

Sipas policisë, shtetasi i arrestuar është Anastas Gallani, banues në lagjen “1 Maji” të Fierit, i cili në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, udhëtonte me mjetin tip “Volswagen”, me targë AA 033 IB, është konstatuar nga Policia Rrugore Lushnje se po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, 150 km/h.

Në momentin që punonjësi i policisë po përpilonte gjobën, është afruar drejtuesi i mjetit dhe i ofron 2000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor për ta falur për shkeljen e bërë.

Punonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor ka bërë kapjen në flagrancë dhe shoqërimin e tij në Komisariat.

Top Channel