Izraeli dhe Palestina, konflikti dëmton edhe…futbollin

26/09/2016 00:00

Në një situatë emergjente ku mortajat fluturojnë thuajse çdo javë në ajër, sporti është gjëja e fundit që mendojnë banorët në Palestinë dhe Izrael, por nga konflikti shumëvjeçar në rajonin e trazuar, po vuan pashmangshmërisht edhe futbolli. Klubet hebre që luajnë në vendbanime izraelite në Bregun Perëndimor, sipas HRVV duhet të mos i zhvillojnë ndeshjet në zona rreziku dhe të marra me forcë.

6 ekipet janë të gjitha modeste dhe në kategori të ulëta, por kontroversiteti i stadiumeve ku luhen ndeshjet, është shumë domethënës për konfliktin izraelito-palestinez, kur duhet që sporti të bashkojë dhe jo të ndajë vendet. Ka nga ata që mendojnë se lëvizja në fjalë e iniciuar nga HRVV ka bazë politike dhe përdoret nga palët, por FIFA ndërkohë është përfshirë për të analizuar kërkesën e spostimit të ndeshjeve.

Izraeli dhe Palestina janë të njohur nga FIFA, por klima mes tyre, edhe në futboll është aspak miqësore. Zëdhënësi i Federatës Palestineze, Gasan Jaradat vlerësoi raportin që i cilëson zonat si të pushtuara ndërsa tha se duhet të ndalet futbolli në këto zona me rrezik.

Në raport thuhet ekzaktësisht se ekipet izraelite si dhe një ekip në Bregun Perëndimor, po luajnë në një tokë të marrë në mënyrë të paligjshme prej palestinezëve. Futbollistët në të dy vendet vuajnë shpesh lejen e kalimit për të shkuar në klube të tjera, çka është ngritur shqetësim edhe në FIFA.

Top Channel