Protesta në Charlotte u zhvendos në stadiumin e NFL

26/09/2016 00:00

Më shumë se 100 persona u mblodhën rreth stadiumit të Charlotte në prag ndeshjes së National Football League mes Carolina dhe Minnesota-s për të vijuar protestën për vrasjen 43-vjeçarit Keith Scott nga policia.

Prej një jave persona të shumtë kanë mbushur rrugët e këtij qyteti në Nord Carolina kundër kësaj vrasjeje, të cilën policia e justifikon duke theksuar se viktima ishte i armatosur në momentin që u qëllua. Në videon e publikuar së fundmi nuk duket qartë  nëse Scott kishte armë apo jo në dorë, ndërkohë që indinjata në Charlotte është e madhe.

“Jetët e njerëzve me ngjyrë vlen”, ishte një nga thirrjet e dëgjuara në këtë protestë të personave rreth stadiumit të Charlotta-s që gjithsesi nuk u lejuan nga policia që të kalonin në rrugën e tifozëve që po vinin të ndiqnin ndeshjen.

Ngjarjet e kohëve të fundit kane prekur jo pak botën e kampionatit të Futbollit amerikan ku 2/3 e lojtarëve janë persona me ngjyrë dhe këtu përfshihet edhe kuotërbeku i San Francisco, Colin Kaepernik. Ky i fundit është kthyer në personazh kohët e fundit me mënyrën e protestës së tij duke u ulur në gjunjë në momentin e ekzekutimit të himnit amerikan përpara fillimit të ndeshjeve.

Top Channel