Justin Bieber sulmohet nga një fans në Gjermani (VIDEO)

26/09/2016 00:00

Telashet nuk kanë të sosur për kanadezin Bieber dhe këtë herë problemet e ndjekin shumë larg shtëpisë, në Gjermani.

Teksa po shijonte suksesin e turit të tij botëror “Purpose” në shtetin gjerman, i shoqëruar nga një femër misterioze Justin ndalon në një klub nate për të festuar dhe aty ndeshet me një fans të çmendur.

Nderkohhë që këngëtari po përpiqej të çante mes turmës, u përplas me një djalë i cili në dukje ishte i dehur. Megjithëse 23-vjeçari u mundua ta kalonte situatën me qetësi, fansi u irritua duke i thyer gotën me alkool tek këmbët e Bieber dhe më pas u nis për ta goditur.

Fatmirësisht truproja e këngëtarit kanë hyrë menjëherë për ta nxjerrë nga situata, por qindra fansa u shqetësuan për jetën e tij madje disa kanë shkruar në Twitter se Justin mund të kishte humbur jetën nëse do ishte ndeshur me atë fans të çmendur.

Top Channel