Bashkia fiton gjyqin për protestën, gjykata pranon gjobën për ndotjen e mjedisit

26/09/2016 00:00

Gjykata Administrative vendosi këtë të hënë të pezullojë gjobën e  vendosur nga Bashkia e Tiranës ndaj Partisë Demokratike për protestën e 8 dhjetorit 2015.

Por gjykata pranoi pjesërisht vetëm një pjesë të kërkesë-padisë, duke e gjobitur PD me 20 mijë lekë për dy gjoba, secila prej tyre me vlerën e 10 mijë lekëve për shkeljen dhe ndotjen e ambjentit pas protestës.

Më herët bashkia e kishte gjobitur PD me 163 milionë lekë për një sërë dëmesh të shkaktuara në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, gjobë kjo që përfundoi edhe në prokurori, pasi njëri prej policëve bashkiakë pretendoi se i kishin falsifikuar firmën.

Top Channel