Dialogu në Bruksel, nisin bisedimet për kodin telefonik

26/09/2016 00:00

Këtë të hënë, delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga ministrja për Dialogun, Edita Tahiri, ka filluar takimet me homologët serbë për Telekomin, diskutime që do të zgjasin 4 ditë, deri më 29 shtator.

Tema kryesore dhe e vetme e këtyre takimeve është kodi telefonik për Kosovën, ndaj dhe bisedimet do të fokusohen për finalizimin e të gjitha hapave, në mënyrë që Kosova të marrë kodin telefonik shtetëror +383 nga ana e ITU-së.

“Bashkimi Europian ka bërë thirrje që marrëveshja për Telekomin të zbatohet ashtu siç palët kanë rënë dakord më herët. Bashkimi Europian u ka bërë thirrje palëve për zbatimin e asaj, për të cilën janë marrë vesh në Bruksel”, deklaroi ministrja Tahiri.

Top Channel