Tom Hanks: Nuk do i futem politikës

26/09/2016 00:00

Tom Hanks ka hedhur poshtë zërat se ka dëshirë t’i futet politikës dhe se një ditë do të kandidojë për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kush dreqin do e donte atë punë? Nuk dua asnjë punë ku më duhet të përgjigjem në telefon”, tha duke qeshur aktori i famshëm për “60 Minutes”.

Ai shtoi se aktrimin e bën për qejf dhe se do të vazhdojë të interpretojë nëpër filma edhe nëse do të paguhej fare pak.

Protagonisti i “Forrest Gump” ka qenë kritik me kandidatin republikan Donald Trump, por, kur u pyet se si e imagjinonte Amerikën nën drejtimin e Trump, Hanks tha: “Do të jemi mirë. Nuk dua që Donald Trump të jetë president i SHBA, por në një këndvështrim të gjerë, Amerika e rregullon vetë veten”.

Top Channel