Kosovë, Veseli: Dikujt po i pëlqejnë skenat e Sirisë

26/09/2016 00:00

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka komentuar në lidhje me largimin e banorëve nga banesat e uzurpuara në lagjen “Dardania”. Kryeparlamentari u shpreh se nuk është ithtar i veprimeve policore, veçanërisht në ditët me shi të vjeshtës.

“Më lejoni të theksoj se, asnjë uzurpator nuk do të lejohet të qëndrojë në prona të huaja. Por, në të njëjtën kohë, ka edhe një të drejtë universale, veçanërisht kur ka të bëjë më fëmijët. Asnjë forcë, e as forca e pushtetit nuk është mirë të abuzojë mbi familjarët dhe me njerëzit hallexhinj. Uzurpatorët nuk do të kenë perspektivë në Kosovë, por në të njëjtën kohë edhe cënimi i njerëzve e i fëmijëve, në rrethana kur janë johumanitare. Dikujt më duket po i pëlqejnë shumë skenat e Sirisë dhe po bën thirrje edhe për skena lufte”, citon të ketë thënë Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Veseli deklaroi më tej se Demarkacioni duhet të kalojë, sepse nuk duhet të dëmtohet perspektiva europiane e Kosovës. Ai tha se në momentin që Qeveria do ta sjellë në Kuvend, atë ligj do ta procedojmë sipas rregullores.

Top Channel