Shkodër, vetëmbytet në Bunë 62-vjeçari

26/09/2016 00:00

Një person është gjetur i mbytur këtë mëngjes në lumin e Bunës, pranë fshatit Zus të Shkodrës. Viktima është identifikuar si shtetasi Nikë Strugaci, 62 vjeç nga Shkodra.

Sipas policisë, nga ekspertiza paraprake rezulton se viktima nuk ka shenja dhune në trup dhe dyshohet se është vetëmbytur si pasojë e depresionit.

Megjithatë, grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel