Komisioni i arsimit, opozita kërkon praninë e ministres; rrëzohet kërkesa

26/09/2016 00:00

Në mbledhjen e komisionit parlamentar të edukimit, opozita, me propozim të deputetit Luçiano Boçi ka kërkuar thirrjen e menjëhershme të ministres së Arsimit për seancë dëgjimore në lidhje me maturantët dhe procesin e pranimit.

Propozimi është hedhur në votë, duke marrë 6 pro të opozitës dhe 6 kundër të mazhorancës. LSI, e përfaqësuar nga Mehmetaj, ka abstenuar.

Për rrjedhojë, propozimi i opozitës për thirrjen e ministres në komision është hedhur poshtë.

Top Channel