Tiranë, kapet i dënuari me 18 vjet burg për vrasje

26/09/2016 09:30

Policia e Tiranës ka kapur një shtetas në kërkim, i dënuar me 18 vjet burg. Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Vladimir Baku, banues në Elbasan.

Ky shtetas është i dyshuari kryesor për vrasjen e Florenc Zhgunit, ndodhur më datë 19 qershor 2006 në Selanik (Greqi). Gjykata e Elbasanit e ka dënuar me 18 vjet burg këtë person për veprën penale “vrasje me dashje”.

Vladimir Baku iu dorëzua Policisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Top Channel