Ndarja nga jeta e Arben Malos, Meta: Ishte një koleg i shkëlqyer

25/09/2016 00:00

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen e parakohshme nga jeta të Kryetarit të Bashkisë së Kolonjës, Arben Malo.

“Jemi pranë qytetarëve të Kolonjës dhe familjarëve të Arben Malos në këto momente dhimbjeje pas ndarjes së parakohshme nga jeta të kryebashkiakut të  Kolonjes”, tha në mesazhin e tij z. Meta.

Kryetari i LSI e cilësoi kryebashkiakun Arben Malo  “si një koleg e bashkëpunëtor të shkëlqyer dhe me vlera të larta njerëzore, i cili punoi gjithmonë për komunitetin e tij me përkushtim e pasion”.

Top Channel