Dy të plagosur me armë zjarri në Lushnje

25/09/2016 00:00

Dy të rinj kanë mbërritur të plagosur me armë zjarri në orët e pasdites së të dielës në Spitalin e Lushnjes.

Policia ka bërë të ditur se personat e plagosur janë shtetasit Xh.Sh, 21 vjeç, dhe S.Xh, 24 vjeç, të dy banues në lagjen “Çlirimi”, Lushnje. Fatmirësisht të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ende te paqarta rrethanat në të cilat dy të rinjtë kanë mbetur të plagosur me armë zjarri.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel