Manaj shpëton Peskarën, tjetër gol në Serie A (VIDEO)

25/09/2016 00:00

Futet në fushën e lojës në minutën e 70, duke zëvendësuar një tjetër shqiptar, Memushajn dhe menjëherë Rey Manaj lë gjurmë duke shënuar një gol me vlerën e 1 pike në transfertë për Peskarën.

Sulmuesi lushnjar ka arritur të shënojë një tjetër gol këtë javë në kategorinë e më të mirëve të futbollit italian. Paskara udhëtoi për transfertën e vështirë të Xhenovas. Titullar këtë takim e nisi vetëm Ledian Memushaj, i cili mban edhe shiritin e kapitenit te ekipi i tij, ndërsa Rey Manaj ishte lënë në stol.

Vendasit arritën të shënojnë menjëherë sapo nisi pjesa e dytë e takimit me Simeonen, djali i trajnerit të Ateltico Madrid.

Oddo, trajneri i Peskarës mendoj të bëjë ndryshime në minutën e 70, duke hedhur në fushë talentin shqiptar.

Rey Manaj po bënte të gjitha përpjekjet për të gjetur golin e barazimit dhe mundi i tij u shpërblye në minutën e 86. Në vendin e duhur dhe në momentin e duhur, Manaj shfrytëzon më së miri një asist nga Zampano dhe gjen golin e barazimit për Peskarën, duke i dhënë një pikë ekipit të tij.

Ndërkohë, një tjetër paraqitje të mirë ka bërë edhe portieri Strakosha me Lacion, ku ishte sërish titullar. Ekipi i tij arriti të fitojë 2-0 ndaj Empolit.

Top Channel