Interi “ngec” në “San Siro” me Bolonjën, Torino mposht Romën

25/09/2016 00:00

Interi nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 ndaj Bolonjës në “San Siro” në javën e 6 të Serie A.

Gjithçka në këtë takim është vendosur në 45 minutat e para, ku miqtë befasuan, duke shënuar me anë të Destros vetëm pas 14 minutave loje, por ziklatrit arritën të kthejnë baraspeshën me kroatin Perisic në minutën e 37.

Por vetëm kaq, pavarësisht përpjekjeve dhe rasteve të shumta të të besuarve të Frank de Boer, Interi nuk ka arritur të marrë 3 pikët nga kjo ndeshje e cila u mbyll me rezultatin e vendosur në pjesën e parë.

Këtë të diel u zhvilluan edhe 4 takime të tjera të javës së 6 në Serie A. Në mesditë, Torino surprizoi Romën, duke e mposhtur 3-1. Tre golave të vendasve verdhekuqtë u përgjigjën vetëm një herë me kapitenin Totti, i cili ktheu në gol një 11-metërshën në pjesën e dytë.

Lacio mposhti 2-0 Empolin, Sasuolo fitoi minimalisht në fushën e saj ndaj Udinezes, ndërsa takimi Xhenova Peskara u mbyll në barazim 1-1.

Top Channel